Aktuale

Ky është reagimi i Vjosa Osmanit për videomesazhet e Kurtit

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani ka thënë se ka vullnet për marrëveshje me VV-në dhe tani pas nominimit të Kurti këto dy javë duhet të shfrytëzohen për marrëveshje e jo për të ja lënë fajin njëra tjetrës.

“Qëndrimin LDK-së është thënë qartë është thënë qartë gjatë ditëve që shkuan është konfirmuar dhe nga ne që jemi pjesë e organeve të LDK-së dhe nga vet kryetari që LDK-ja ka vullnet që të arrihet një marrëveshje me vetëvendosjen tanimë që zyrtarisht e kemi mandatimin e kandidatit për kryeministër dhe koha është e përcaktuar me Kushtetutë të vendit ajo për të cilën bëj thirrje unë, është që dy javët e ardhshme të shfrytëzohen maksimalisht për arritjen e marrëveshjes e jo për fajësime ndaj njëra-tjetrës”.  “…besoj e kemi shumë të qartë se cili ka qenë vullneti i qytetarëve i 6 tetorit dhe të gjitha mospajtimet që na kanë ndarë duhet të lihen anash dhe tjetër në vijim duhet të shfrytëzohen maksimalisht dhe me respekt të ndërsjellët për të arritur një marrëveshje me të cilën të dyja partitë ndihen se janë të përfaqësuara.

Në përputhje me votat e qytetarëve që i kemi marr me 6 tetor”. “Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse ka vullnet të qartë nga të dyja pakët dhe vetëm nëse ka gatishmëri për të arritur tek një mes në një kompromis të cilin të dyja partitë shihen që vullnetshëm po hynë në koalicion, duhet të investohet të rikthehet besimi të ulemi në tavolinë me respekt të ndërsjellët dhe duke pasur parasysh fuqinë politike që e përfaqëson njëra dhe tjetra, duke pasur parasysh votat që i kemi marr më 6 tetor”.

Osmani ka thënë se duke qenë në lëkurën e qytetarëve atëherë ka mundësi të arrihet marrëveshje.

“Unë besoj që ky vullnet ekziston dhe tani ka ardhur koha që ky vullnet të materializohet, dhe nuk ka pse shtyhet, ne kemi hyrë për ta quar panin në opozitë dhe duhet ta lëmë në opozitë aty ku është”.

Osmani ka thënë se veprimet e Kurtit me postimin e video-mesazheve nuk është qasje e mirë për arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje. “Unë nuk besoj që kjo qasje i ndihmon arritjes së marrëveshjes palët duhet të ulen me synimin për të gjetur një mes, një kompromis në atë se dy palët e kuptojnë se janë duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”.

Osmani ka thënë se së shpejti do t’i mbledhin organet dhe nuk e din se cili do të ishte vendimi final se a do ta votojnë një Qeveri të pakicës nga ana e VV-së. Ajo ka shtuar se nuk është e vërtetë që në takime është diskutuar për ndarje të bordeve. Kreu i VV-së, Albin Kurti, sërish i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Isam Mustafa me një video-mesazh pasi, duke kërkuar nga ky i fundit që të ulen sërish për të finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje.