Aktuale

Ky është teksti zyrtar i Himnit të Kosovës (Video)

Jemi mënuar t’i dëgjojmë vetëm tingujt e Himnit të Kosovës, mirëpo a e keni ditur se ekziston edhe teksti, i cili nuk përdoret në asnjë ngjarje të vendit, por as jashtë vendit

Në fakt kur ishte propozuar melodia nga autori Mendi Mengjiqi, kënga e shtetit i kishte pasur edhe vargjet e shkruara.

Për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar që të heq tekstin.

Edhe në ngjarjen historike të fitores së Majlinda Kelmendit në Olimpiadën 2016, nuk u dëgjua teksti i këtij himni, por vetëm instrumentali.

Për ata që nuk e dinë tekstin, Gazeta Express ua sjell tekstin e plotë të Himnit të Kosovës.

Himni i Kosovës

O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë

Çerdhe e dashurisë

N`ty shqipet fluturojnë dhe yjet ndriçojnë

Vend i të parëve tonë

Ti qofsh bekue për jetë e mot

O nënë e jonë

Ne të dalim zot

O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë

Çerdhe e dashurisë