Aktuale

Ky është vendimi i Gjykatës për pesë të arrestuarit për fajde

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar 30 ditë paraburgim pesë personave të arrestuar nën dyshimet për krim të organizuar, krim dhe fajde.
Ndër të arrestuarit, është edhe kryetari i Tifo Grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Ndërkohë, prokurori special, Sylë Hoxha ka konfirmuar se njëri nga të arratisurit është djali i Sabit Gecit, Albani.

I njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Policia e Kosovës në aksionin e arrestimit të këtyre pesë personave gjeti edhe një numër të konsiderueshëm të provave materiale që ndërlidhen me rastin. /Lajmi.net/