ShowBiz

Ky është ylli më i paguar në Hollywood (Foto)

Revista “Forbes” rendit Taylor Swiftin, si yllin më të paguar të botës këtë vit, me fitime që kapin shifrën e 170 milionë dollarëve.

Dikur një zë i bukur i muzikës “Country”, Swift sot sundon botën e Popit, e në listën me 100 emra të “Forbes”-it ka lënë prapa të mëdhenj të “showbizz”-it si Adele, që radhitet e nënta me 80.5 milionë dollarë; Madonna e 12-a me 76.5 milionë USD, Rihanna e 13-a me 75 milionë USD;  apo Katie Perry, që nuk shkon dot më lart se vendi i 63-të me 41 milionë dollarë fitime.

Komediani Kevin Hart, një yll në rritje i ekranit të vogël, është i gjashti me një pasuri të bollshme e të shpejtë prej 87.5 milionë dollarësh, e cila i detyrohet aktrimit të tij të suksesshëm që e ka bërë mjaft të kërkuar.

Kim Kardashian, nga ana tjetër, e sheh të zbehet pak në këtë drejtim statusi i saj i yllit, me vendin e 42-të në listë dhe me fitime prej 51 milionë dollarësh. Renditja e 100 yjeve më të kamur është hartuar në bazë të fitimeve të tyre bruto nga qershori i 2015-s deri në qershorin e këtij viti.

Të dhënat e “Forbes”-it mbështeten te shifrat e industrisë, personave të saj të brendshëm në të, apo dhe vet yjeve të interesuar./ Top Channel