Aktuale

Ky ështuë i nominuari për kryetar të Pejës nga AAK për vitin 2017

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë e ka gjetur kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Pejës për zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi, është ky kandidat, i cili ka marrë besimin e strukturave të kësaj dege në Pejë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sekretari organizativ i AAK-së dhe ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha, e ka konfirmuar të hënën për KD-në se Dega e AAK-së në Pejë e ka propozuar Fatmir Gashin si kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës.