Kuriozitete

Ky iluzion optik ju tregon a keni nevojë për syze

Zakonisht, njerëzit e zbulojnë se kanë nevojë për syze kur shkojnë tek mjeku i syve dhe i testojnë ata – duke veshur syze të ndryshme.

Por, duket se për ta mësuar se a keni nevojë për syze nuk është e thënë që të shkoni gjithsesi te mjeku.

Sipas Daily Mail, një grup studentësh në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, krijuan një iluzion optik të Ajnshtajnit që përcakton se sa të mirë e keni shikimin, varësisht nga ajo çfarë shihni, transmeton Gazeta Express.

Nëse e shihni Marlin Monronë në fotografinë më poshtë rreth një metër larg fotos, keni nevojë për syze. Por nëse e shihni Albert Ajnshtajnin, atëherë shikimi juaj është në rregull. Provojeni! /Gazeta Express