Aktuale

Ky ishte reagimi i motrës së 15-vjeçarit nga Gjakova, pasi ai u gjet nga Policia

Pal Hiseni, 15-vjeç nga Gjakova, ishte raportuar i humbur nga babai i tij Nika. Policia e Kosovës kishte nisur kërkimet intensive për ta gjetur Palin.

Vetëm një ditë pasi u raportua i humbur, Policia e Kosovës e gjeti atë shëndosh e mirë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se Pali është gjetur nga Policia e Fushë Kosovës, afër ndërtesës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Për gjetjen e tij menjëherë është informuar Stacioni Policor i Gjakovës, ku zyrtarët e saj janë nisur menjëherë në drejtim të Fushë Kosovës për ta marrë Palin e gjetur.

Pas kësaj ka reaguar edhe motra e Palit e cila në Facebookun e saj shkruan:

Në duar të Policisë së Kosovës, dhe i sigurt!