ShowBiz

Ky koment i Krenarit zbulon gjithçka rreth lidhjes me Luana Vjollcën

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca ka kohë që po e mban të fshehur lidhjen e saj me biznismenin kosovar, Krenar Çoçajn.
Ndonëse për të gjithë tashmë është bërë e ditur, Vjollca ende nuk ka marrë guximin të bëj lidhjen publike, shkruan lajmi net.

Megjithatë, Krenari e ka dëshmuar në çdo paraqitje të tij teksa i komenton pothuajse në çdo foto moderatores së njohur.

E në një imazh të fundit kur Luana thotë se: “Je e gëzuar me atë që e ke derisa je duke punuar për atë që dëshiron”, Krenari ia kthen: “Sigurisht e bukur”.

Edhe një arsye më shumë për të vërtetuar raportin që ata kanë…

Ndryshe, çifti ishin së bashku edhe në pushime pas angazhimeve të shumta që Luana pati këtë verë. /Lajmi.net/