Tech

Ky ndryshim i ri në Facebook nuk do t’ju pëlqejë aspak (Foto)

Storjet e Facebook, kloni i Snapchat që qëndron sipër ‘News Feed’ në aplikacionin për celular, është duke u lansuar edhe për faqen e Facebook në desktop.
Këtu, storjet nuk do të jenë në krye të faqes, por do të shkojnë në anën e djathtë, aty ku është pak më e bezdisshme.

Një pikëpyetje e vogël qëndron në hapësirën e Storjeve, e cila shpjegon qëllimin e veçorisë kur e vendosni kursorin mbi të, transmeton Gazeta Express.

Shpjegimi thotë se Storjet konsistojnë me fotografi dhe video të cilat janë të dukshme për 24 orë para se të zhduken.

Facebook ka konfirmuar se lansimi i Storjeve në desktop është duke u konsideruar ende, por thotë se një lansim më i gjerë i tyre pritet së shpejti.

Ndryshe, lansimi i Storjeve në aplikacionin Facebook nuk ishte pritur mirë nga përdoruesit, të cilët paraprakisht e kishin marrë këtë veçori në Instagram.

the authorE B