ShowBiz

Kylie Jenner flet për ndarjen nga Tyga

Për herë të parë pas ndarjes, Kylie tregon arsyen e vërtetë se çfarë kishte ndodhur në lidhjen e saj me Tyga.

Ata kishin qenë për një kohë të gjatë temë kryesore e të gjitha tabloideve për lidhjen e tyre aspak të zakonshme.

Në episodin më të fundit për programin e saj televiziv, “Jeta e Kylie”, ajo ka thënë se mes tyre nuk ka pas zënka dhe se gjithmonë do të kenë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin.

Kylie ka bërë të ditur se e ka konsideruar veten shumë të re për një lidhje aq serioze.

Por, Tyga thotë se ndarja ka qenë një lehtësim i madh për të, pasi nuk ishte më i dashuruar me Kylie.

Ai gjithashtu kishte shtuar se ajo është shumë e re dhe ka ende nevojë të rritet.