ShowBiz

Labi feston ditëlindjen, mësoni sa vjet bën ai

Këngëtari i njohur dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, feston sot ditëlindjen e 38-të.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai i ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij dhe ka thënë se vazhdoj të mbetet edhe për vitet tjera, vetëm një shërbëtorë dhe asgjë më shumë.

“Sonte po i vazhdoj ti shijoj me ju 38 vite jetë. DITËLINDJA IME, është vetëm një vit më shumë sa për të vazhduar shërbimin tim ndaj familjes, shoqërisë dhe njerëzve që thërrasin emrin tim. Faleminderit për të gjitha, për përkrahjen në sferën e muzikës, e në shumë sfera të tjera në të mirë të shoqërisë sonë dhe njerëzve që i’u gjindem në ditët e vështira. Kjo jetë vlen shumë, vlen sa për të dhuruar një respekt dhe një fjalë të mirë. Ju jam mirënjohës për jetë. Do të vazhdoj të mbetëm edhe për vitet tjera, vetëm një shërbëtorë, asgjë më shumë”- ka shkruar Labinot Tahiri.

the authorE B