Aktuale

Labi prezanton mjekrën nga Struga, ka disa fjalë për kritikuesit (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labiont Tahiri po vazhdon që disa muaj të mos i shkurtoj flokët e mjekrën si shenjë proteste që Kosova nuk mori liberalizimin e vizave.

Në një fjalim prej disa minutave në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Tahiri e ka krahasuar veten e tij me Ismail Qemalin e Ibrahim Rugovën.

“Juve që po iu del punë me mjekrën time, mbajeni leshin tuaj e kujdesuni për veten tuaj, për mua s’ka problem. Një Ibrahim Rugovë e ka mbajt shallin tërë jetën po kurrë nuk e ka parë pavarësinë e Kosovës, që ne po e shijojmë”, ka thënë Tahiri, duke iu përgjigjur atyre që po e kritikojnë.

Deputeti Labinot Tahiri, i njohur në publik edhe si Labi ka bërë këtë paraqitje nga Struga, ku ka shkuar pasi atje nuk kërkohet pasaportë.

the authorBurbuqe Metolli