ShowBiz

Labinot Tahiri feston ditëlindjen, kaq vite mbushi

Këngëtari dhe ish deputeti, Labinot Tahiri, feston sot ditëlindjen e tij të 40-të, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ka qenë gëzimi më i madh në familje dhe gjyshi i tij ka shkrepur me armë në atë kohë.

Ai thotë se këto vite i shkuan si era, derisa shton se duhet ta duam jetën që jetojmë dhe të jemi mirënjohës e të dhurojmë vetëm dashuri.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mirëdita të gjithëve

Sipas kohës dhe datês kur nêna më tregonte disa herë pêr ditêlindjen time, ishte ora 10:00 e ditës së martë!
Dmth- data 18 dhjetor 1979 ishte gëzim i madh pêr familjen time, qe besa edhe gjyshi kishte shkrepur disa herê me (revole)në atë kohë
Baba Izet

Sot 40 vite, shkuan si era!
Ta duam jetën se duhet ta dini që Zoti me zor nuk na ka sjellur në kêtë jetê, dhe nje ditë terrin do na e bênë dritë.
Të respektojmë e të jemi mirënjohês ndaj njeri tjetrit!
Të dhurojmë vetëm dashuri e kurajo për të gjithë.
Për herë mirënjohês dhe me plot dashuri për ju;

Labi , Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë.

Urime më qoftë 40-vjetori i lindjes haha. Me te mira u pafshim

the authorGazetaKNN