Shëndetësi

Lajm i gëzueshëm për ata që konsumojnë birrën

Birra mund të kenë po aq përfitime shëndetësore sa verërat, sipas një studimi.

Ekspertët kanë vlerësuar më parë verën si një mbrojtës të mirë të zemrës, sepse parandalon mpiksjen e gjakut dhe është e pasur me antioksidantë që ‘pastrojnë’ kimikatet e dëmshme.

Por një studim i 19,000 të rriturve tregoi se ata që konsumonin birrën, gëzonin më shumë shëndet se të tjerët.

Katër nga dhjetë persona definuan shëndetin e tyre si të rregullt, të dobët ose shumë të dobët. Në të kundërt, vetëm një në katër prej atyre që pinin alkool – birrë dhe verë – cilësonin shëndetin e tyre si të dobët.

Studimi, i botuar në revistën “Journal of Epidemiology and Health Community”, nuk tregoi asnjë ndryshim midis konsumit të verës dhe atyre që pinin birrë.

Dr Fernando Rodriguez-Artalejo, i cili udhëhoqi studimin, tha se “konsumatorët e çdo sasie alkooli treguan një frekuencë më të ulët të shëndetit të dobët sesa abstenuesit ndaj alkoolit”.

Studimet e mëparshme kanë treguar se birra është e pasur me vitaminë B6, e cila parandalon rritjen e një kimikati të dëmshëm në trup – homocistein – i njohur për shkaktimin e sëmundjeve të zemrës. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli