Tech

Lajm i mirë për ju të gjithë që bëni gabime në bisedat në Messenger të Facebookut

Messenger në Facebook së shpejti do t’ju lejojë të fshini mesazhet e dërguara deri në 10 minuta pas dërgimit të tyre.

Për këtë, do të shtohet opsioni “unsend”, që iu mundëson të fshini gabimet në bisedën e Messenger.

Ky opsion është testuar në muajin e kaluar ndërsa do të jetë aktiv në versionin e ri të Messenger.

Nuk dihet ende nëse ky opsion do të vlejë edhe për WhatsApp./Indeksonline/