Aktuale

Lajm i mirë për motin gjatë vikendit – Temperaturat arrijnë deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për këtë vikend.

Në njoftim thuhet se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehë deri mesatare.

Në javën e ardhshme pritet të ketë reshje shiu por temperaturat do të jenë të larta, mbi vlerat e mesatareve.

the authorE B