Aktuale

Lajm i rëndësishëm për bashkatdhetarët: Kujdes në rrugët e Serbisë, plaçkitës në vend të policisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka lëshuar një njoftim duke i udhëzuar vozitësit vendor por edhe ata që shfrytëzojnë rrugën e këtij shteti siç janë shumë kosovarë që jetojnë në Evropë dhe më gjerë.

Sipas Drejtorisë për Siguri në Komunikacion, njësiti për matjen e shpejtësisë në lëvizje deri më 15 shtator nuk është në detyrë, prandaj udhëzimi është që mos t’iu ndalni veturave civile sepse dyshohet të jenë plaçkitës, përcjell FaktePlus.

Ky është lajmërimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë:

Njësiti për matjen e shpejtësisë në lëvizje “Presretači” deri më 15 shtator nuk është në detyrë, prandaj mos ju ndalni veturave civile sepse dyshohet të jenë plaçkitës.

Gjatë udhëtimit transit në korridorin 10 mos ndaloni në parkingjet e pandriçuara.

Në pikat shitëse të derivateve mos u furnizoni ku nuk jua japin kuponin fiskal.

Këmbimin e valutave mos e bëni jashtë zyrave te “Echange” me firmë të ekspozuar ku e merrni edhe kuponin fiskal.

Mos u furnizoni me artikuj ushqimor në pikat shitëse pa firmë të ekspozuar, pa kupon fiskal.

Mos i ofroni ndihmë veturave të ndaluara në Autostradë që nuk i njihni kinse janë me defekt sepse dyshohet se janë plaçkitës.

Ruani kuponin fiskal të pagesës “putarinës” sepse ju vyen gjatë kontrollit eventual.

Mos ju ndalni patrullave të Policisë që nuk e kanë veturën të sinjalizuar “Policija”

Në rast defekti i veturës në rrugë kërkoni ndihmën vetëm nga Agjencionet e Licencuara dhe shërbimet t’ua faturojnë me kupon fiskal.

Mbani distancën e paraparë me Ligj nga vetura në veturë gjatë udhëtimit.

Shpejtësia e lejuar maksimale në rrugët e Republikës Serbisë është 130 km në orë.

Për çdo ndihmë eventuale paraqituni në Stacionet policore/tvspektri

the authorBurbuqe Metolli