ShowBiz

Lajm jo i mirë për ata që po e presnin me padurim serialin “Kafeneja Jonë”

Ka ardhur një lajm jo i mirë për ndjekësit e serialit “Kafeneja Jonë” të cilët mezi po e prisnin rikthimin.

Muaj më parë u njoftua mbi rikthimin e një prej serialeve më të pëlqyera kosovare, “Kafeneja Jonë”, shkruan lajmi.net.

Mirëpo pavarësisht paralajmërimeve, gjërat kanë ndryshuar dhe rikthimi nuk do të ndodhë në këtë sezon të ri televiziv, të paktën edhe për një kohë.

Kështu të paktën na la të kuptohet një postim i bërë në faqen zyrtare të tyre.

“Njoftojme shikuesit e serialit Kafeneja Jone qe ende nuk kemi pergjigje definitive nga sponzoret potencial per mbeshtetjen e prodhimit te nje cikli te ri te serialit Kafeneja Jone, dhe ai rrjedhoje e kesaj, ende nuk do te mind te fillojme me prodhim. Shpresojme qe ne nje te ardhme te afert do te arrijme te sigurojme mbeshtetje financiare. Kerkojme ndjese per zhgenjimin, edhe pse nuk eshte faji i ekipit.”, shkruhet ndër të tjera aty./Lajmi.net/