Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Ja kur mahet seanca për ajrin e ndotur në Prishtinë

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën është caktuar që seanca e jashtëzakonshme të mbahet nesër në orën 15:00. Kjo seancë thirret pas gjendjes alarmuese të ajrit të ndotur në Prishtinë.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme pas gjendjes së rëndë nga ndotja e madhe e ajrit në Prishtinë.

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhje sot në orën 10:30, në të cilën u bë e ditur se seanca mbahet nesër në orën 15:00, transmeton Gazeta Expres.

Veseli ka treguar se pika e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për gjendjen mjedisore.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk është i mjaftueshëm vetëm debati parlamentar dhe jo të ketë rekomandime, por rezolutë. /Express/