Sport

Lamtumirë Conte, Chelsea gjen trajnerin e ri

Thomas Tuchel do të zëvendësojë Antonio Conten kur të largohet nga Chelsea
Strategu italian, Antonio Conte, më herët u ka bërë me dije zyrtarëve të Chelseas se nuk do të qëndrojë gjatë në Stemford Bridge.

Kjo ka bërë që zyrtarët e kamponit të Premierligës të kërkojnë një trajneri të ri, i cili do ta zëvendësojë italianin pas largimit.

Sipas Sport Bild, trajneri gjerman, Thomas Tuchel, do të jetë pasardhësi i Contes te Chelsea.

Tuchel aktualisht është i papunë pasi më herët është larguar nga Borussia Dortmund. Ai gjatë karrierës si trajner ka drejtuar edhe skuadrat si: Mainz dhe Augsburg II.

Por, përveç Tuchel, kandidat për ta marrë drejtimin e Chelseas është edhe ish-trajneri i Barcelonës dhe Romës, Luis Enrique. /Express/

the authorE B