Sport

Lamtumirë De Biasi, ish kampioni i botës bëhet selektor i Shqipërisë (Foto)

Gennaro Gattuso mund të jetë pasardhës i Gianni de Biasit në postin e selektorit të Shqipërisë.
Gianni de Biasi mund të ndahet nga Kombëtarja shqiptare. Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) ka insistuar se italiani do të vazhdojë detyrën e selektorit.

Por, “fusballinfos.ch” raporton se drejtuesit e FSHF-së po punojnë në prapaskenë për një zëvendësues të trajnerit aktual të Kombëtares në rast se ai do të vendosë të largohet, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, kandidat kryesor është ish mesfushori i Milanit dhe kampion i botës me Italinë më 2006, Gennaro Gattuso.

Trajneri 38-vjeçar siguroi ngjitjen e kësaj skuadre në Serinë B italiane pas një sezoni fantastik duke bërë që të nisë pozitivisht një karrierë të re, atë të drejtimit të skuadrave.

Ai më herët ka drejtuar edhe skuadrat si Palermo, Sion dhe OFI Kreta.