Sport

Lamtumirë Gattuso, Milan bëhet me trajner të ri

Përfundimi i sezonit 2018/2019 në Serie A nënkupton ndryshime të mëdha te Milan.

‘Rossonerët’ janë të prirë të ndërprenë bashkëpunimin me drejtorin sportiv, brazilianin Leonardo.

Vendin e drejtorit sportiv te Milan pritet ta zë drejtori aktual i Lille, Luis Campos.

Ardhja e Campos në krye të Milanit, do të sjellë ndryshime edhe në stol.

Mediet në Itali janë të bindur se në fund të sezonit do të largohet Gennar Gattuso, dhe vendi i tij do t’i besohej Leonardo Jardim.

Jardim njihet për marrëdhëniet e mira me Campos, dhe arritja e një marrëveshje nuk shihet aspak problematike./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli