Sport

Lamtumirë Shqipëri, De Biasi merr drejtimin e gjigantit nga Serie A?

Gianni de Biasi nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Shqipëria nëse merr një ofertë nga Interi

Gianni De Biasi nuk e përjashton mundësinë për të marrë drejtimin e Interit. Trajneri i Kombëtares shihet në Itali, si një ndër kandidatët për të drejtuar Nerazzzurët nëse shkarkohet Frank De Boer.

60-vjeçari ka folur për herë të parë për këtë çështje në një intervistë për mediet lokale të Udines, pasi ndoqi në stadium ndeshjen Udinese-Pescara (3-1) të dielën.

I pyetur se si do të vepronte nëse merr një thirrje nga Appiano Gentile (selia e Interit), De Biasi u përgjigj prerë: “Do përgjigjesha dhe do bisedoja”.

Duke analizuar gjendjen aktuale të klubit nga Milano, tekniku kuqezi komentoi: “Pas Tripletës e kanë humbur sigurinë. Duket sikur nuk dinë çfarë peshq të kapin”.