Aktuale

Lapraka sërish pa energji

Zona e Laprakës ka mbetur sërish pa energji elektrike, pasi një firmë private ka dëmtuar kabllin 20 kilovolt që furnizon me energji.

Pa energji kanë mbetur pallatet pranë spitalit të Traumës deri në hyrje të Rrugës së Durrësit. Grupet e punës së avarisë janë në terren dhe po punojnë për gjetjen e më pas eliminimin e defektit të shkaktuar.

OSHEE do të marrë të gjitha masat duke kallëzuar penalisht subjektin përgjegjës për dëmin e shkaktuar kompanisë dhe abonentëve të saj.

Kompania private është kontraktuar nga Bashkia e Tiranës për sistemimin dhe kanalizimin e bllokut të pallateve në Laprakë. /albeu.com/