Rajon & Botë

Las Vegas, 20 të vdekur e mbi 100 të plagosur në koncert

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, 14 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën, pas të shtënave në një festival muzikor “country” në Las Vegas, ndërsa agresori thuhet të jetë qëlluar.

Dëshmitarë nga vendngjarja tregojnë përmes rrjeteve sociale se të shtënat ndodhën natën e fundit të koncertit 3-ditor “Route 91 Harvest”, ku morën pjesë mijëra të apasionuar pas kësaj muzike, përfshi edhe aktorë si Eric Churc, Sam Hunt dhe Jason Aldean. Mediet amerikane raportuan se Aldean ishte duke performuar mesnatën e së dielës, kur nisi masakra, por ai mundi të largohej i sigurtë nga skena që ishte ngritur jashtë resortit “Mandalay Bay”, në Nevada. Zëdhënësja e qendrës spitalore universitare tha se 14 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra nga plumbat. “Konfirmojmë se një i dyshuar është qëlluar. Një hetim aktiv është duke u zhvilluar, ndërsa lutemi që njerëzit të shmangin këtë zonë”, shkroi në “Twitter” Departamenti i Policisë së Las Vegasit. Ende nuk bëhet e ditur nëse agresori thjesht është plagosur apo është ekzekut uar, por policia thotë se të paktën për momentin besojnë se nuk ka më agresorë të tjerë në qarkullim. Autori i masakrës thuhet të ketë qëlluar nga kati i 32-të i një hoteli. Las Vegasi është një nga qytetet më të mëdha resort të njohura ndërkombëtarisht edhe për kazinotë e famshme, qendrat tregtare dhe ato të argëtimit.

the authorE B