Rajon & Botë

Lavrov: Sulmet amerikane në Siri pengojnë marrëveshjen politike

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi të hënën, se sulmet ajrore amerikane në bazën ushtarake ajrore në Siri pengojnë përpjekjet për arritjen e marrëveshjes politike dhe se ndoshta kjo është bërë në mënyrë të qëllimtë.

Ai pas takimit me homologun e tij nga Senegali, tha se Rusia edhe njëherë ka tërhequr nevojën se duhet konsoliduar përpjekjet e gjithë bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit.