Aktuale

LDK dhe GDP kundërshtojnë që Thaçi ta udhëheq dialogun me Serbinë

Është proceduar për në Kuvend Platforma e Qeverisë për finalizimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, kjo pa pajtimin e Komisionit për Punë të Jashtme, njofton Klan Kosova.

Komisioni për Punë të Jashtme paraprakisht debatoi shumë rreth përmbajtjes së dokumentit nëntë pikësh.

Kundërshtimi më i madh erdhi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur që kategorikisht janë kundër idesë që presidenti Hashim Thaçi të jetë në krye të fazës së ardhshme të dialogut me Serbinë.

Deputetja e LDK’së, Doruntinë Maloku, kanë thënë se platforma është e rrezikshme për Kosovën kjo pasiqë sipas saj nuk ka definime të qarta sidomos karshi Serbisë e cila ende në Kushtetutën e saj në preambulë e ka Kosovën, njofton Klan Kosova.

Kjo platformë parasheh që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke.