Aktuale

LDK-ja këtë herë me votë të fshehur pritet ta zgjedh kryetarin

Lidhja Demokratike e Kosovës shumë shpejt pritët që të mbajë zgjedhjet e brendshme partiake.

Lidhur me këtë, kreu i tanishëm i kësaj partie, Isa Mustafa, ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka folur rreth pretëndentëve për kryetar të kësaj partie.

Mustafa nuk ka qartësuar nëse do të jetë ai sërish kandidat për të parin e LDK-së, por që ka thënë se kjo parti do të këtë së paku dy kandidatë.

Kreu i LDK-së po ashtu ka thënë se janë të përcaktuar që zgjedhjet t’i bëjnë me vota të fshehta.

“Mund të them se zgjedhjet kanë qenë korrekte. Herën e parë kemi qenë dy kandidat Fatmir Sejdiu dhe unë, është zhvilluar procedura e hapur. Në mandatin e kaluar, kemi qenë kandidat unë edhe zonja Vjosa Osmani, në procedurën e parë nuk kaluar Vjosa, dhe kamë mbetur vetëm unë. Kuvendi ka vendosur që të votojmë më vota të hapura. Tash ne jemi përcaktuar dhe kemi orientim që zgjedhjet t’i bëjmë më vota të fshehta. Ne do të përpiqemi që të bëhet me votim të fshahet, te kemi së paku dy kandidatë”, ka thënë Mustafa.

Duke folur për mundësin, që Vjosa Osmani ose Lutf Haziri, mund të kandidojnë për kreun e LDK-së, Mustafa ka thënë se tani nuk janë duke menduar për ndonjë emër. Derisa ka shtuar se ambicie ka çdo njëri dhe janë legjitime.

“Në këtë fazë thash që jemi në fazën e zgjedhjeve në nëndegë dhe degë. Askush prej neve nuk po mendon as për Vjosën as për Lutën. Koha kur ne të mendojmë për kandidatët atëherë do të ulemi. Ajo që mund të them është se LDK-ja është unike dhe do ta ruaj kursin e vetë që e ka pasur deri me tani.. Ambicie ka çdo njëri, por ambiciet janë çështje legjitime. Kur të mbërrijmë të ura”, ka thënë tutje ai. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli