Aktuale

LDK-së nuk i konvenon koalicioni me PDK-në nëse s’votohet ligji për investime

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami duke folur për mos miratimin e ligjit për investime strategjike, ka deklaruar se në momentin që PDK nuk e mbështet këtë projektligj, kryeministrit dhe askujt tjetër në LDK nuk do t’i konvenonte të qëndrojë në një koalicion që vepron në dëm të vendit.

Ajo në një intervistë për RTK ka folur për rëndësinë e këtij ligji, duke thënë se nuk duhet të shikohet interesi i asnjë grupi por interesi i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës.