Rajon & Botë

Le Pen sulmohet me ve gjatë fushatës (Foto)

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, është gjuajtur me ve, tri ditë para mbajtjes së rundit të dytë të zgjedhjeve. Kjo vije menjëherë pasi kundër kandidati i saj, centristi i pavarur, Emmanuel Macron, u zotua se do ta padiste për shpifje ndaj tij.

Rreth 50 njerëz ishin mbledhur, dhe sapo kandidatja e ekstremit të djathtë kishte arritur në një kompani të anijeve, në qytetitn perëndimor, Dol-de-Bretagne, u sulmua me ve nga protestuesit që bënin thirrje për largim të fashizmit.

Le Pen gjatë një debati televiziv kishte akuzuar Macronin se kishte llogari ‘offshore’ në Bahama, dhe për këtë, kampi i centristit të pavaruar ka deklaruar se nuk do të hezitojnë të drejtojnë para ligjit këdo që përsërit informata të tilla të rrejshme. /Express/