ShowBiz

Ledri Vula dhe Noizy bashkojnë ‘forcat’ (Foto)

Duket se hitet muzikore s’kanë të ndalur këtë verë.

Ledri Vula dhe Noizy, tashmë nuk janë më ‘armiq’. Ata duken më të bashkuar se kurrë në këngën më të fundit që do të sjellin këtë verë. Ky bashkëpunim mes dy reperëve më të njohur duket se do të bëjë ‘boom’ dhe do të harrojë të gjitha ‘sherret’ që ata kanë pasur dikur. Sipas IN Tv ka përfunduar produksioni i këngës dhe tani pritet vetëm realizimi i videos. Reperi nga Shqipëria Noizy, ka qenë shumë kreativ këtë vit, duke lançuar katër klipe të reja. Ndërkohë reperi kosovar Ledri Vula pritet të vijë me publikimin e këngës së tij të re.