Sport

Legjenda Luis Figo nis punën në UEFA

Ish lojtari i Real Madridit, Luis Figo do të punojë për UEFA-në si një këshilltar futbolli, një rol përmes të cilit ai do të ndaj njohuritë dhe eksperiencën me trupin qeverisës.

Në veçanti, ai do të vlerësojë aspektet teknike të lojës, rregullat e saj dhe atraktivitetin e përgjithshëm, transmeton portali arbresh.info.

Kjo nuk do të jetë përfshirja e parë e portugezit në administrimin e futbollit, pasi në të kaluarën ai ka qëndruar prapa presidencës së FIFA-së kundër Sepp Blatter, megjithëse në fund u tërhoq nga zgjedhjet.

Lojtarëve të tjerë si Dejan Stankovic dhe Nadine Kessler i janë dhënë role të ngjashme nga presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin./arbresh.info/