Aktuale

Lekaj Qeverisë: Mos bëni lojëra të pista nën hijen e Ramush Haradinajt

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pas vendimit që Gjykata e Francës mori për shtyrjen e vendimit për Ramush Haradinajn, i ka kërkuar kryesisë së Kuvendit të Kosovës që ta shtyjë mbajtjen e seancës e cila po mbahet në Kuvend në këto momente, transmeton Express.

“Kërkoj që ta ndërpritni këtë seancë. E kuptoj se Ramushi tanimë është peng. E kuptoj që Ramushi është peng i shumë të këqijave që i ndodhin vendit, ndoshta edhe i riprocedimit të demarkacionit dhe nëse është fjala për këtë procedone dhe mos e mbani peng e jo që të bëni lojëra të pista nën hijen e Ramush Haradinajt”, ka thënë Lekaj.

Gjykata në Colmar të Francës ka marrë vendim që seanca për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtyhet më 6 prill.