Aktuale

Lekaj reagon kundër shkrimeve se në Kosovë ka kampe për trajnim të terroristëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj ka reaguar në lidhje me raportimet në mediat e huaja për ekzistimin e kampeve për trajnimin e terroristëve në Kosovë.

Sipas Lekajt këto shkrime janë shumë të dëmshme për  imazhin e Kosovës.

“Kosova ka treguar gjithmonë gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet ndërkombëtare të sigurisë. Në Kosovë janë të pranishme KFOR-i, EULEX-i, por po ashtu Policia e Kosovës dhe AKI-ja kanë treguar gjithmonë gatishmërinë për të parandaluar këto dukuri në Kosovë.  Institucionet e Kosovës, Qeveria, Parlamenti duhet që në kohën sa më të shpejt t’ua jep përgjigjen e merituar këtyre shpifjeve të cilat vijnë nga shtetet dhe organizatat që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Lekaj.

Ministria e Punëve të Jashtme sipas tij  duhet të jetë më e zëshme dhe përmes ambasadave dhe personave të tjerë të bëjë çdo gjë që është e nevojshme që këto lajme të rrejshme të demantohen.

Lekaj po ashtu ka hedhur poshtë shkrimet e këtyre mediave sipas të cilave lufta e  UÇK-së ishte luftë anti-krishterizëm.

“Kjo është një non-sens i llojit të vet, sepse e gjithë bota demokratike e ka mbështetur luftën e saj për liri dhe pavarësi të Kosovës. Lufta e UÇK-së nuk është bërë për liri fetare, por për lirinë kombëtare, e shtetërore të një populli i cili, pa dallim feje ka qenë i shtypur dhe i margjinalizuar nga regjimi i Millosheviqit”, ka thënë Lekaj.