Aktuale

Lëkundjet e tokës në Shkup, pllakat sizmike drejtë qetësimit

Tërmet i vogël të cilin qytetarët nuk do ta ndjenin nëse nuk do të kishte epiqendër të cektë, ishte dridhja e vetme që sot është regjistruar në Shkup.

Këto janë të dhënat e fundit nga Observatoriumi sizmologjik. Sizmologët këto dukuri i interpretojnë si pasoja respektivisht dridhje të tjera që vijnë pas tërmetit kryesor dhe më të madh prej 5,3 ballëve sipas Rihterit që qytetarët e Shkupit e përjetuan të dielën.

“Tani për tani, sipas të dhënave që i posedojmë, atë që e regjistruam, e vlerësojmë tërmetin e të dielës në ora 15 e 10 minuta si dridhjen kryesore. Dridhjet që ishin, si ajo e mëngjesit rreth orës 7 i vlerësojmë si pasoja pra dridhje të tjera që ndodhin krahas kryesorit dhe të gjithë përveç dridhjes kryesore janë tërmete që vijnë më pas”, deklaroi Dragana çernih Anastasovska, observatori sizmologjik pranë FMN.

E pyetur nëse dridhjet në Shkup kanë lidhshmëri me lajmet për tërmetet në Turqi dhe Greqi, çernih hedh poshtë një gjë të tillë.

“Ja, sot në mëngjes kishte tërmet në Greqi, epiqendra ishte në Kefaloni, ishujt e kohës së jonit. Por, megjithatë ato i takojnë tërësisht një grupi tjetër të pikë- takimit që nuk ka lidhje me pjesën qendrore të Shkupit”, tha Dragana çernih Anastasovska- observatori sizmologjik pranë FMN.

Sipas hartës sizmologjike, kryeqyteti i vendit shtrihet në më shumë pikë- takime që bëjnë prerjen e luginës së Shkupit. Në fotografinë, këto janë vijat me ngjyrë të kuqe. Në këtë Observatori i kanë nënvizuar epiqendrat e të gjitha tërmeteve në dy ditët e fundit me ngjyrë vjollcë që janë në afërsi të një prej pikë- takimeve në pjesën lindore të luginës. Për krahasim, me ngjyrë të bardhë dhe verdhë, i kanë shtruar epiqendrat e disa dridhjeve mbi 4 ballë sipas Rihterit që kanë ndodhur në Shkup, të matura në 96 vitet e fundit. Rrethi më i madh është tërmeti i vitit 1963.

“Siç shihni, lugina e Shkupit është e prerë me rrjetë të pikë- takimeve, ku pikë- takimi kryesor është ai ndërkombëtar i Shkupit- Qustendilit. Ja, siç shihni tërmetet janë në afërsi të pikë- takimit, por pasi tërmeti është mjaft i fuqishëm sigurisht, siç themi ne sizmologët, janë përpunuar edhe pikë- takimet tjera”, u shpreh Dragana çernih Anastasovska- observatori sizmologjik pranë FMN.

Sipas Observatoriumit sizmologjik, dridhjet me magnitudë prej rreth 5 ballëve sipas Rihterit janë të zakonta njëherë në 100 vjet. Sipas analizave dhe numrat që i posedojnë, dridhjen e të dielës e renditin në aktivitet të pritur sizmik. Por, a ka kaluar më e keqja, s’mund të pohojnë me siguri pasi shkenca ende nuk ka model për parashikimin e tërmeteve./Alsat.M/