Sport

Lëndimi i Muriqit shumë më i rëndë se sa që ishte pritur

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit me Fenerbahcen në kampionatin turk që e mbajti jashtë dy sfidave që zhvilloi Kosova ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, është më i rëndë sesa parashikohej për Vedat Muriqin.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës do të qëndrojë rreth 6 javë jashtë fushave të futbollit dhe ky vit mund të konsiderohet i mbyllur për bomberin e Fenerbahces i cili pritet të rikthehet i gatshëm vetëm në janar të 2020-ës.

Ky dëmtim i ka prishur planet edhe klubit turk që shpresonte ta shiste në janar Muriqin për një shifër të konsiderueshme pasi ofertat për të janë të shumta.

Kujotjmë që Kosova zhvillon ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut në marsin e vitit të ardhshëm, andaj tani shpresat e të gjithëve janë që ai të rikthehet në formën e tij optimale për këtë ndeshje.