Aktuale

Lëndohet një punëtor, kompania kryente punime të kundërligjshme

Edhe një punëtor është lënduar në vendin e punës dhe është shtruar në spital për të marrë trajtimin mjekësor.

Sipas një njoftimi të policisë, punëtori ka pësuar lëndime trupore dje pasdite deri sa ishte duke punuar me një pompë betoni në komunën e Prizrenit.

“Viktima mashkull K-Shqiptar është dërguar në spitalin e Prizrenit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante”, thuhet në raportin ditor.

Sipas policisë, kompania ka qenë duke kryer punime ndërtimore të kundërligjshme./FaktePlus