Rajon & Botë

Liderët e Koreve pajtohen për largimin e armëve nukleare

Liderët e të dy Koreve janë pajtuar që të punojnë në drejtim të largimit të armëve nukleare nga gadishulli.
Lajmërimi për këtë dakordim është bërë nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Moon Jae-in i Koresë së Jugut, pasi dyshja zhvilloi një takim në kufi.

Palët gjithashtu janë pajtuar që të shndërrojnë armëpushimin që i dha fund luftës në mes të Koreve më 1953, në një traktat të paqes gjatë këtij viti.

Këto zhvillime vijnë disa muaj pas një retorike të ashpër nga Koreja e Veriut.

Detajet se si do të realizohet plani për de-nuklearizim nuk janë bërë të qarta, përderisa shumë analistë janë skeptik për entuziazmin për bashkëpunim të shfaqur nga Koreje e Veriut.

Marrëveshjet paraprake që kishin përfshirë premtime të ngjashme në lidhje me çështjet e armëve janë braktisur pasi Koreja e Veriut filloi testimet nukleare ndërsa ajo e jugut zgjodhi president më konservativ.