Kuriozitete

Liderët me më shumë ndjekës në Twitter

Në krye të listës pavarësisht dorëzimit të detyrës ndodhet Barack Obama, ndërsa presidenti i Turqisw Rexhep Taip Erdogan renditet i gjashti, raporton Anadolu Agency (AA).

Vërehet se liderët në mbarë botën në kohët e fundit përdorin në mënyrë më aktive Twitter-in për të njoftuar politikat që ndjekin dhe për të përcjellë mesazhet e tyre.

Kompania globale Burson-Marsteller për marrëdhëniet me publikun e cila ndodhet me qendër në New York ka kryer një kërkim për vitin 2016 i cili përcakton se sa masovikisht e përdorin liderët botërorë dhe qeveritë rrjetin social Twitter.

Sipas studimit ku janë analizuar 793 llogari qeveritare të cilat ndodhen në 173 vende, bëhet e ditur se në 90 përqind të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara ndodhen llogari të Twitter-it. Ndër të tjera njoftohet se këto llogari kanë 324 milionë ndjekës, ndërsa zyrtarët e 20 vendeve në Afrikë dhe Paqësor nuk kanë prani në Twitter.

Në krye ndodhet Obama

Sipas studimit, personi i cili ka më shumë ndjekës në Twitter është ish-presidenti amerikan Barack Obama, i cili pak kohë më parë dorëzoi detyrën e tij tek Donald Trump. Llogaria @BarackObama të cilën Obama e krijoi gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2007 ndiqet nga më shumë se 83 milionë persona.

Shumica e publikimeve të Obamës bëhen nga ndihmësit e tij, ku nga mbi 15 milionë tweet të publikuara nga llogaria vetëm shumë pak i përkasin Obamës.

Ndërsa kreu i Vatikanit, Papa Françesku, ka tërhequr vëmendjen se është i dyti në radhitje si personi më me ndikim në Twitter pas Obamës.

Papa Françesku ka nëntë llogari të ndryshme nga të cilat publikohen mesazhe në nëntë gjuhë të ndryshme. Këto llogari të Papës ndiqen nga më shumë se 31 milionë persona, kryesisht nga vendet e Amerikës Latine.

Në vendin e tretë renditet Narendra Modi, i cili është kryeministri i Indisë dhe ka më shumë se 26 milionë ndjekës.

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, gjithashtu tërheq vëmendjen me performancën e tij në Twitter. Trump i cili radhitet i katërti në mesin e liderëve me afërsisht 24 milionë ndjekës përdor shumë shpesh këtë rrjet social.

Pavarësisht se Trump është shprehur se “Unë nuk pëlqej të publikoj tweet-e, kam punë të tjera për të bërë”, ai vazhdon të japë përgjigje nga Twitter-i kundër pretendimeve rreth tij. Gjithashtu dihet se publikimet me kritika të liderit të ri amerikan kanë shkaktuar rënien e aksioneve të disa kompanive në bursë.

Edhe llogaria zyrtare @Potus e cila përdoret nga presidentët amerikanë është një nga llogaritë që ka një numër të madh të ndjekësve. Kjo llogari e cila pas 20 janarit nga Obama ka kaluar tek Trump ndiqet nga mbi 14 milionë persona.