Sport

Liga e Kampionëve, Shkëndija e Partizani mësojnë kundërshtarët

Pak momente më parë ka përfunduar hedhja e shortit për raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Në short pjesëmarrëse ishin edhe Partizani si kampion i Shqipërisë dhe Shkëndija si kampion i Maqedonisë Veriore.

Partizani nuk do të ketë aspak sfidë të lehtë, pasi do përballet me Qarabag, ekipi që edicionet e fundit ka qenë pjesëmarrëse e rregullt e fazës së grupeve në LK, raporton lajmi.net.

Ndeshja e parë luhet në Tiranë, ndërsa e dyta në Baku.

Ndërkohë, Shkëndija e ka pasur më të lehtë shortin e raundit të parë, falë edhe koeficientit që ka kampionati maqedonas.

‘Kuqezinjtë’ do përballen me ekipin nga Estonia, Nomme Kalju – ku ndeshjen e parë e luajnë si mysafir, ndërsa të dytën si vendas.

Ndeshje e para zhvillohet me 9/10 korrik dhe ato të kthimit me 16/17 korrik.

Shorti i plotë:

Grupi i parë –

Nomme Kalju FC v KF Shkendija

FK Suduva v FK Crvena Zvezda (Red Star)

Ararat-Armenia v AIK

FC Astana v CFR 1907 Cluj

Ludogorets 1945 v Ferencvaros

Grupi i dytë –

FK Partizani v Qarabag FK

SK Slovan Bratislava v FK Sudjeska

Celtic FCv FK Sarajevo

FC Sheriff Tiraspol v Saburtalo

F91 Dudelange v Valletta

Grupi i tretë –

Linfield FC v Rosenborg BK

Valur Reykjavik v NK Maribor

Dundalk v Riga FC

The New Saints FC v Fituesi i raundit para-kualifikues (që mund të jetë Feronikeli)

HJK Helsinki v HB Torshavn

BATE Borisov v Piast Gliwice. /Lajmi.net/