Aktuale

Limaj: Demarkacioni kryhet sot, 80 deputetë votojnë pro

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj thotë se sot do të kryhet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ai tha se janë 80 vota pro marrëveshjes, derisa shprehet i bindur se sot merr epilog.

“Mjaftueshëm jemi ballafaquar me këtë dhe jemi në finale të votimit, është e qartë se kush është për dhe kundër. Besoj që sot do të përfundoj, do të votohet, votat i kemi edhe sot.

Sot kjo do të kryhet. 80 të votojnë dhe ta heqim nga rendi i ditës”, ka thënë ai./Express

the authorE B