Sport

Limaj e Bytyqi të pa ftuarit e përfaqësues U21

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U21, është duke i zhvilluar përgatitjet e fundit për ndeshjet kualifikues Euro 2019, ku nesër do të udhëtojë për ne Dublin dhe më 25 mars do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese kundër Irlandës, në kuadër të Grupit 5.

Te përfaqësuesja e Kosovës bie në sy mungesa e talentëve Enis Bytyqi dhe Vesel Limaj, të cilët janë lënë jashtë listës së përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës, Rafet Prekazi.

Limaj edhe pse ka luajtur rregullisht me skuadrën Austriake “Sv Horn”, nuk është ftuar për kundër asaj se ka qenë çdo herë i gatshëm, ku i është përgjigjur gjithmonë përfaqësues edhe atëherë kur ka pas vetëm grumbullime të thjeshta pa zhvilluar as ndeshje miqësore.

Limaj ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të qenë prezent në grumbullimet të cilat janë organizuar gjatë kohës sa kanë qenë jashtë pranimit ne arenën ndërkombëtare.

Se a ka qenë i drejt vendimi për lënien jashtë të një talenti siç është Vesel Limaj, kjo le të mbetet në ndërgjegjen e atyre, të cilët vlerësojnë performancat e këtyre futbollistëve. /A. Canolli