Aktuale

Limaj paralajmëron dy javët e ardhshme si vendimtare për zgjedhje

Në kohën Nisma për Kosovën ka nisur iniciativën për paraqitjen në Kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj ka paralajmëruar se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare nëse vendi do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme apo jo.

Ai në një konferencë për media ku ka prezantuar disa aderime të reja në subjektin e tij politik, ka thënë se kjo Qeveri shumë shpejt do të bie.Limaj është shprehur se mocioni i mosbesimit ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhe Qeverisë që ai udhëheq, po ecë shumë mirë dhe se shumë shpejt do të shkojë në Kuvend, për të cilin ka shprehur bindjen se do të ketë sukses.

Limaj derisa ka prezantuar aderimet më të reja në subjektin që ai drejton, tha se ata po i bashkohen ekipit fitues në Kaçanik dhe po e fuqizojnë ndryshimin që po vije në Kosovë.

Ndërsa, anëtari më i ri i Nismës për Kosovën, ish kryetari i Partisë së Drejtësisë në Kaçanik, Avni Tafili, derisa pati fjalë të mëdha për liderin e tij të ri, Fatmir Limaj, tha se do të jenë në shërbim të qytetarëve.
Ndërsa, kryetari i Nisma për Kosovën në Kaçanik, Agim Çaka, njëherit kandidat për kryetar të Kaçanikut, theksoi se ardhja e Avni Tafilit në Nisma për Kosovën, paraqet një hap të madh konkret drejt në ndryshimi të madh në politikën qendrore në Kosovë por edhe në Kaçanik./KosovaPress/