Aktuale

Limaj si Veseli, Mustafa, Ymeri e Haradinaj: Kryetar i Partisë pa kundërkandidat

Sikurse Kadri Veseli, Isa Mustafa, Visar Ymer e Ramush Haradinaj, edhe Fatmir Limaj është bërë Kryetar i Partisë pa pasur kundër kandidat. Garën për të parin e NISMA’s për Kosovën e ka fituar me vetëm 15 vota kundër nga 520 delegatët e Partisë.

Vetëm 15 vota kundër, nga 520 delegatë ka marrë Fatmir Limaj për t’u konfirmuar në krye të partisë që e bashkëthemeloi me Jakup Krasniqin.

E sapo është konfirmuar si kryetar partie, Limaj ka thënë se për dy vjet qëndruan të bashkuar njerëz të vullnetit të e të pakënaqur me gjendjen në vend.

“Ne u bashkuam me vullnet e dëshirë, me zemër dhe ne arritëm që për një kohë të shkurtër të futemi në parlament”, ka thënë Limaj.

“Në zemër të Nismës do të jetë koncepti social-demorkat. Kosova ka nevojë për parti social-demokrate. Dhe Kosova e ka partinë social demokrate, Nismën për Kosovën”, ka thënë Limaj, teksa ka shtuar më pas se janë të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo forcë politike që ka qëllim interesat kombëtare.