Aktuale

Lind fëmijë një e mitur në QKUK, policia po heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur hetimet pasi që janë njoftuar se në QKUK ka lindur një vajzë e mitur.

Sipas viktimës, ajo është duke bashkëjetuar me të dyshuarin të komunitetit ashkali.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Nga QKUK është njoftuar se viktima femër K-Ashkalike (e mitur) ka lindur në repartin e gjinekologjisë. Sipas viktimës, ajo është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull K-Ashkali. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport të policisë.