Sport

Lionel Messi kërkon transferimin e tre lojtarëve nga Barcelona

Lionel Messi ka emëruar tre lojtarët që kërkon nga Barcelona të nënshkruaj me ata për të përforcuar kontrollin e La Ligas.

Skuadra katalunase është duke shkëlqyer në kampionatin spanjoll dhe aktualisht ka tetë pikë më shumë se rivali i përbetuar – Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.

Pasi Luis Suarez është në formë të dobët dhe transferimi rekord i klubit Ousmane Dembele është i lënduar, Barcelona është duke kërkuar për përforcime të skuadrës në janar.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, numër 1 në listën e Messit është anësori i Monacos, Thomas Lemuar, i cili është ndjekur nga Arsenali gjatë verës. 21-vjeçari francez ka shënuar 14 gola brenda 55 ndeshjeve sezonin e kaluar dhe është sulmuesi i fundit i vlerësuar më së shumti në linjën e talentuar të Monacos.

Tjetër në agjendën e tij është mesfushori i Lyonit, Nabil Fekir. 24-vjeçari ka rishfaqur formën e tij pas një lëndim serioz në gju dhe tani është në formë të jashtëzakonshme duke shënuar 12 gola brenda 15 ndeshjeve këtë sezon.

Ylli i fundit në listën e Messit është anësori algjerian i Leicesterit, Riyhad Mahrez.

Mahrez dukej i destinuar për largim nga kampioni i Premierë Ligës gjatë verës, por transferimi propozuar i tij te Arsenali dështoi.

Barcelona shpenzoi shumicën e merkatos së fundit verore duke u përpjekur për të nënshkruar me brazilianin Philippe Coutinho nga Liverpooli por pa sukses.

Thuhet se Ernesto Valverde ende dëshiron madje që skuadra e tij të përpiqet për të nënshkruar me mesfushorin e gjigantit anglez./arbresh.info/