Rajon & Botë

Lirohet i biri i Gadafit

Saif al-Islam Gadafi, djali i dytë i udhëheqësit të rrëzuar libian Kol Muamar Gadafi, thuhet se është liruar në bazë të një amnistie, lëvizje kjo e cila mund të nxisë jostabilitet të mëtejshëm.

Pasardhësi i preferuar i babait të tij, kishte qenë duke u mbajtur n në qytetin Zintan për gjashtë vitet e fundit.

Batalioni Bakr al-Siddiq Ebu tha se ai është liruar të hënën, por nuk është paraqitur në publik.

Raportet lokale thonë se ai tani ndodhet në qytetin lindor të Bayda me të afërmit e tij.

Policia tha se me lirmin e tij kishin zbatuar një kërkesë të “qeverisë së përkohshme”.

Qeveria me bazë në lindje të vendit kishte ofruar tashmë amnisti për Saif al-Islam./KosovaPress/