Lista e futbollistëve të Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, në konferencën për media në prag të ndeshjes kualifikuese kundër Islandës e ka publikuar listën e plotë të lojtarëve të përfshirë.Ai i ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për sfidën e radhës kualifikuese për ‘Rusia 2018’.Përballja kundër Islandës zhvillohet më 24 mars (e premte) në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.Për herë të parë, pjesë e skuadrës përfaqësuese janë Besart Berisha, Atdhe Nuhiu dhe Donis Avdijaj.
Më poshtë jua sjellim skuadrën e plotë të përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjen kundër Islandës:Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.Mbrojtës: Fanol Përdedaj, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Ardian Ismajli.Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Valon Berisha, Milot Rashica, Bernard Berisha, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Elbasan Rashani, Donis Avdijaj.Sulmues: Besart Berisha, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.