Aktuale

Lista Serbe dërgon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për ‘Trepçën’ (Video)

Deputetët e Listës Serbë sot në orën 10:00 kanë hyrë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të dorzuar kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit, shkruan Gazeta Express.

Kryetar i Listës Serbe Slavko Simiq më herët ka deklaruar më herët për media se deputetët e Listës Serbe janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për ta dërguar për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e miratimit të Ligjit për investimet strategjike, i cili po ashtu është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.


Lista Serbe dërgon në Gjykatën Kushtetuese… by GazetaExpress