Sport

Liverpool cakton çmimin e shitjes së Coutinhos te Barcelona

Liverpool ka vendosur çmimin e sulmuesit Philippe Coutinho.

Liverpool ka caktuar çmimin për shitjen e sulmuesit Philippe Coutinho, i cili kërkohet nga Barcelona.

“Reds” kanë kërkuar 150 milionë për Coutinhon që në momentin kur Barça bëri kërkesë për transferimin e tij, raporton “Daily Record”.

Braziliani të premten ka bërë kërkesë zyrtare për largim, pasi klubi refuzoi 100 milionë euro.